Teksa Fatos Nano po përballet me gjendjen e vështirë shëndetësore, kreu i qeverisë Edi Rama e ka nderuar me medaljen për mirënjohjen publike, duke i vlerësuar kontributin si ish-kryeministër i vendit. Në një status në rrjetet sociale, Edi Rama e konsideron Fatos Nanon, liderin historik të Partisë Socialiste që vuajtjen e heqjes së lirisë, e ktheu në burimin e një fryme liberale në udhëheqje.