Arlind Ajeti nuk do të mund të jetë në kombëtare për shkak të një dëmtimi.
Mbrojtësi është paraqitur në grumbullimin e Kombëtares Shqiptare dhe i është nënshtruar kontrolleve nga stafi mjekësor i përfaqësueses.
Në këto kushte, trajneri Sylvinho ka vendosur të thërrasë për këto dy ndeshje mbrojtësin Jon Mersinaj nga Lokomotiva e Zagrebit, i cili ishte pjesë e listës së pritjes së brazilianit.
Për momentin, lojtarët e tjerë nuk kanë probleme fizike. Duke qenë se futbollistët ishin të impenjuar me skuadrat e tyre në ndeshje gjatë fundjavës, grupi pritet të plotësohet gjatë mbrëmjes.