Vera është koha kur lëkura jonë është më e ekspozuar ndaj diellit. Mirëpo, kënaqësia që na dhurojnë rrezet e tij, shpesh bëhen rrezik për lëkurën sidomos kur nuk e mbrojmë atë në mënyrën dhe me kujdesin e duhur.
Aplikimi i solucioneve të duhura kundër diellit është hapi i duhur për të mbrojtur lëkurën. Megjithatë, duhet të kemi kujdes sepse gabimet në aplikimin e këtij sistemi mbrojtës mund të bëjnë më shumë dëm.
Solucionet spërkatëse kundër diellit
Këto solucione mbartin rreziqe të fshehura. Sipas ekspertëve, përbërësit e këtyre spërkatësve janë dëmtues për shëndetin nëse kalojnë në rrugët e frymëmarrjes.
Koha e aplikimit të kremit
Kremi kundër diellit duhet vendosur në lëkurë përpara se të dilni nga shtëpia. Shumë njerëz presin deri sa të shkojnë në pishinë ose në plazh që të vendosin kremin mbrojtës dhe e bëjnë atë gjithnjë në nxitim e sipër.
Aplikimi i kremit vetëm gjatë qëndrimit jashtë
Rrezet e diellit prekin lëkurën edhe kur njeriu është në timon ose i ulur pranë një dritareje. Rrjedhimisht, kremi kundër diellit duhet aplikuar çdo ditë rregullisht.
Kujdes me buzët
Shumë njerëz shpenzojnë kohë, para dhe energji për të siguruar një mbrojtje sa më të mirë të trupit nga dielli dhe harrojnë buzët. Edhe ato kanë nevojë për mbrojtje nga rrezet e dëmshme të diellit.