Është vetëm një çështje orësh që Julian Draxler të largohet nga PSG. Gjermani mbërriti një ditë më parë në Katar për të firmosur me Al-Ahli.
Klubi ka publikuar foto të lojtarit nga mbërritja në Katar, ndërsa thekson se Draxler do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore përpara se të zyrtarizohet.
Që nga vera e vitit 2019, gjermani i ka parë mundësitë e tij të kufizuara në Parc des Princes. Parisienët pritet të marrin 21.5 milionë dollarë për Draxler nga skuadra e Katarit, Al Ahli SC.