Një gjumë i qetë dhe i rehatshëm është një garanci që dita e cila vjen nesër, do të jetë e frytshme dhe plot me energji. Shumë persona vuajnë nga pagjumësia ose vuajnë se pasi shtrihen në shtat, nuk i zë gjumi direkt.
Por për të pasur një gjumë të qetë duhet të ndiqen disa rregulla të cilat janë:
Nëse është mundësia, para orës 20:00, fikni kompjuterat dhe ndalni çdo punë që mund të jeni duke bërë.
Mundohuni të keni një orar të caktuar dhe të njëjtë kur shkoni në shtrat, në mënyrë që syri të mësohet me të njëjtin orar.
Këshillohet se para se të shkoni në shtrat, të hapni dritaret në mënyrë që dhoma të ajroset.
Mos mbani kompjutera dhe celularë në dhomë. Mundohuni t’i lini sa më larg shtatit tuaj.
Nuk këshillohet të kryeni aktivitet fizik përpara orarit të gumit, kjo sepse rritet temperatura e trupit dhe endorfineve!
Para se të shkoni në shtrat ju mund të bëni yoga ose meditoni.
Në darkë nuk mund të pini alkool dhe duhet të hani sa më pak ushqim. Hani fruta, proteina ose fruta të thata.
Pini një çaj bimor relaksues.
Këshillohet se para se të flini të shikoni imazhin e një personi, një vendi ose të mendoni diçka të bukur. Duke pasur mendjen tek gjërat e bukura dhe të gëzuara, do të flini qetë dhe pa mundime.