Në orët e para të mëngjesit të sotëm është djegur një mobileri në Krutje të Lushnjes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00. Në momentin e rënies së zjarrit, në punishte nuk ka pasur njerëz, ndaj edhe njoftimi për rënien e zjarrit është bërë me vonesë.
Ardhja e zjarrfikëses bëri të mundur fikjen e flakëve, ndërsa mobileria u dogj e gjitha së bashku me materialet që ishin brenda saj. Prania e lëndëve drusore dhe kimike bëri të mundur që zjarri brenda 30 minutave të digjte gjithçka.
Shkaku sipas policisë dhe zjarrfikëseve dyshohet të ketë qenë një shkëndije elektrike. Nuk ka njerëz të lënduar dhe as objekte të tjera pranë mobilerisë që janë dëmtuar.