Detaje të reja po dalin në pah për të arrestuarin Altin Çoku i cili publikoi fotot intime të një 27-vjeçareje e cila më pas u vetëvra. Fotoja të cilën ka shpërndarë personazhi i njohur në Tik Tok, Altin Çoku më pas ka qarkulluar në rrjetet sociale si dhe në grupe në aplikacionin Telegram.
Ajo që është mësuar për të arrestuarin, është se ai nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi është proceduar edhe më parë. Disa kohë më parë ai ka tentuar të digjte djalin e dajës së tij, ndërsa rezulton dhe me kartelë për probleme të shëndetit mendor. Në një rast gjykata ka caktuar detyrim ambulator për të.
Të shumta kanë qenë edhe rastet e tjera ku ai ju ka bëre shantazh të dashurave të tij se nëse do ta linin, do t’u shpërndante në rrjet video dhe foto intime. Në disa video të shpërndara nga ai vetë në Tik Tok, ai shprehet se policia nuk mund ta arrestojë dhe nuk mund t’i bëjnë asgjë sepse ai ka kartelë si i sëmurë mendor.