Antiterrori dhe Prokuroria e Lezhës nuk e gjetën dot, megjithëse i kërkuan autoriteteve irlandeze ekstradimin e 39-vjecarit Luigj Marku i cili u vu në akuzë për veprime ekstremiste me qëllim nxitjen e urrejtjes.
Por pak ditë më parë, persona të panjohur e kanë gjetur ndërsa transmetonte live në Tik Tok, duke i ndërprerë edhe video-mesazhin. Prej disa ditësh ai nuk është shfaqur më në rrjetet sociale, ndërsa ka raportime të ndryshme se është rëndë në spital.
Por në Tik Tok një person që komunikonte vazhdimisht me të ka zbuluar detaje se çfarë ndodhi pasi Luigj Marku u ndalua nga persona të panjohur në rrugët e Dublinit. Sipas tij, Marku është masakruar dhe është rëndë në spital.
“Tash ça u bo? E kapën, e neutralizuan, e çuan në hije të një peme. E kanë mbyt keq. I prenë hundën. I është prerë gjysma e hundës. Dhe e kanë pre këtu, (tregon faqen e djathtë) e kanë godit shumë, sa është në gjendje të rëndë. I kanë fut edhe një plumb në kofshë, se ai ka pas qenë sakat” ka thënë personi që në Tik Tok është me emrin Pavlin Gjoka.
Luigj Marku është 39 vjec me origjinë nga Kallmeti i Lezhës, por jeton në Irlandë. Prokuroria dhe antiterrori e kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale të thirrjes dhe nxitje për kryerjen e veprimeve ekstremiste.
Në vitin 2019 Antiterrori kishte nisur një hetim bashkarisht për shtetasit Anton Zefi dhe Luigj Markun ku të dy së bashku postonin video në rrjete sociale.
Në video te rrjeteve sociale Tik Tok dhe Facebook ku 39-vjeçari disponon një adrese ku publikohen rregullisht video dhe kryesisht janë video live që Marku kryen me persona të tjere. Përvec ekstremizmit që shfaq, Luigj Marku kërcenonte më fjalë çdo përson që i dilte kunder tij.