Chelsea ka blerë mesfushorin Enzo Fernandez për shumën e 121 milionë eurove, duke vendosur rekord në Britani. Argjentinasi i cili u shpall kampion bote në Katar 2022, ishte objektivi numër 1 i “bluve” të Londrës, që e mbyllën akordin vetëm në minutat e fundit të merkatos me Benfikën.
Mesfushori 22-vjeçar do të jetë pjesë e Chelsea deri në qershor të 2031. Ardhja e 22-vjeçarit shtyu “blutë” e Londrës që ta shisnin Jorginho tek Arsenali.
Italiani ka firmosur një kontratë 18 mujore dhe “Topçinjtë” paguan për kartonin e tij 14 milionë euro. Italiani ishte në kërkim të një ekipit ë ri, pasi te “Blutë” e Londrës nuk po luante më titullar. Ndërkohë që drejtuesit e klubit nga Londra e Veriut vendosën për 31-vjeçarin, pasi nuk arritën që të merrnin yllin e Brighton Moises Caicedo.
Me Chelsea, ai fitoi Ligën e Kampioneve, Ligën e Europës, Superkupën dhe botërorin e klubeve.
Tottenham Hotspur nënshkroi me mbrojtësin e djathtë spanjoll Pedro Porro nga skuadra portugeze Sporting si lojtar të huazuar deri në fund të sezonit.
Klubi anglez do ta blejë 22-vjeçarin në verë për shumën e 47 mln eurove. Porro bëhet afrimi i dytë i “Spers” në janar, ndërsa më herët u huazua Arnaut Danjuma nga Villarreal.