Armando Broja ka ndryshuar skuadër deri në fund të sezonit. Chelsea arriti akordin me Fulhem për ta huazuar sulmuesin kuqezi. Armando Broja do të huazohet deri në fund të sezonit te Fulham. Në orët e fundit të merkatos së janarit, të dyja klubet e Premier League e arritën akordin.
Lajmi për kalimin e lojtarit të përfaqësueses shqiptare te Fulham u publikua në mediat britanike. Cottagers do të paguajnë 4.7 milionë euro për kartonin e futbollistit kuqezi. Fulham ishte në kërkim të një sulmuesi për të forcuar repartin ofensiv dhe ia doli që të finalizonte përpjekjet për 22-vjeçarin.
Ekipi gjendet në vend të 12 në renditjen e Premier Ligës me 25 pikë. Broja ngelet në Londër, por do të veshë fanellën e ekipit të cilit i ka shënuar edhe golin e vetëm në kampionat këtë sezon.
Transferim do t’i shërbejë Brojës për të luftuar për një vend në Euro 2024 me Shqipërinë, pasi do të ketë më shumë hapësira për të luajtur.