Çmimet e karburanteve ndryshojnë sërish. Bordi i Transparencës ka rritur me 5 lekë çmimin e naftës dhe me 3 lekë çmimin e litrit të benzinës.
Kështu duke nisur nga ora 18:00 e së enjtes, çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë 187 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 175 lekë/litri. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të jetë185 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër.
Sa i takon gazit ai nuk ndryshon dhe do të vijojë të shitet me 75 lekë/litri ndërsa ai i gazoilit për peshkim është vendosur 93 lekë/litër duke u rritur me 4 lekë litri.