Bordi i Transparencës ka rritur sërish ditën e sotme çmimin e naftës dhe të benzinës. Bordi ka rritur çmimin e naftës me 2 lekë dhe nga 208 lekë/litri nga sot deri në një njoftim të dytë do të tregtohet 210 lekë/litri, ndërkohë që benzina është rritur me 3 lekë dhe do të tregtohet 192 lekë/litër. Bordi ka ulur vetëm çmimin e gazit, ku nga do të tregtohet 69 lekë/litër.
Këto çmime do të jenë në fuqi deri në një njoftim të dytë të Bordit të Transparencës.