Rajonet ruse në kufi me Ukrainën vazhdojnë të jenë nën shënjestrën e bombardimeve. Autoritetet rajonale thanë se 2 gra ishin vrarë në Belgorod. Megjithatë, Kievi mohon përgjegjësinë për sulmet.
Nga ana tjetër, Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi se nuk do të lejojnë armiqtë të destabilizojnë vendin.
“Persona dashakeqës po intensifikojnë përpjekjet për të trazuar situatën brenda federatës ruse. Dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për të mos i lejuar ta bëjnë këtë, në çdo rrethanë”, tha Putin.
Të premten, zyrtarët ukrainas njoftuan se sistemet e mbrojtjes ajrore kishin rrëzuar rreth 30 raketa dhe dronë të lëshuara nga Rusia. Gjatë muajit të fundit Moksa ka ndërmarrë më shumë se 20 valë sulmesh raketore e me dronë.