“Big Brother Vip Albania 3” nisi mbrëmjen e djeshme rrugëtimin 90 ditor. Personazhe nga bota e njohur e televizionit, aktrimit, kuzhinës, sportit dhe jo vetëm u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
I pari që iu bashkua shtëpisë së BBVA, ishte gazetari i njohur, Drini Zeqo. Drini hapi dyert e shtëpisë më të famshme dhe i pari që ndau me publikun pamjet e saj.
Më vonë, Drinit iu bashkua gazetarja Ilnisa Agolli, astrologia e njohur Meri Shehu, ish-futbollisti i Partizanit Gabriele Mezini, si edhe gazetari i kronikës Elvis Myrta.
Siç duket, produksioni ka vendosur që këtë vit të bëjë bashkë më shumë njerëz nga bota e medias. Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, hyri gazetarja investigtive Ledjona Xheladinaj, Roza Lati dhe Romeo Veshaj. E shumëpritur ishte hyrja e aktorit të njohur të humorit Julian Deda, i cili spikati menjëherë me batutat e tij.
Pasi qëndroi plot 2 orë në vinç në shenjë “dënimi” nga vëllai i madh, shtëpisë iu bashkua edhe Rike Roçi. Po ashtu, i njohur në Kosovë si moderatori i “Gjoni Black”, ndër emisionet më të suksesshme, shtëpisë iu bashkua edhe Meriton Mjekiqi.
Edhe pse rrugëtimi i saj zgjati shumë pak në “Grande Fratello”, Heidi Baci ka vendosur të provojë veten në BBVA. Aktorja Egla Ceno, Alfio Rrotani, kozmetologu Gamend Ujkashi dhe Vesa Somlica, Sara Gjordeni dhe Ervin Gonxhi janë banorët e tjerë që do t’i shohim brenda BBVA.