Zjarri në burgun e Florianopolis, në shtetin Santa Catarina të Brazilit ka shkaktuara 3 viktima dhe 43 të plagosur. Lajmi u konfirmuar nga rrjeti brazilian i lajmeve GloboNews, ndërkohë që ende nuk është bërë i ditur shkaku i rënies së zjarrit në ambientet e qelive.
Zjarri fillimisht ra në një dyshek në njërën nga qelitë dhe më pas u përhap dhe në pjesët e tjera të burgut. Zjarrfikëset bënë të mundur shuarjen e tij duke mos rrezikuar jetën e të burgosurve të tjerë.