Shtete të ndryshme nëpër botë po përballen me situata meteorologjike aspak të njëjta me njëra-tjetrën. Teksa në shumë shtete ka përmbytje, stuhi dhe tajfune, duket se Sidei po përjeton krejt të kundërtën.
Banorët në Sidnei u dyndën në plazhe dhe pishina për t’i shpëtuar një vale të nxehti që ka përfshirë Australinë. Sipas meteorologëve këto temperatura nuk janë aspak të zakonta për stinën në të cilën ndodhemi.
Vala e të nxehtit, e cila pritet të zgjasë deri të mërkurën parashikohet të arrijë mbi 30 gradë në Sidnei, të paktën 10 gradë mbi mesataren. Për shkak të temperaturave të larta edhe rreziku u zjarreve mbetet i lartë në shumë zona.