5 persona janë vënë në prangat e policisë, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim me urdhër të SPAK, të dyshuar për atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit, Arian Ndoj, Aleksandër Lahos i njohur ndryshe si ‘Rrumi i Shijakut’ dhe Andi Malokut, shoferi i ish prokurorit, i cili mbeti i vrarë.
Mësohet se të arrestuarit janë Kili Ndërjaku, që i shpëtoi një atentati me snajper shtatorin e vitit të shkuar në Durrës, Marsel Deçka, Endrit Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim Haxhiaj.
SPAK njofton se janë shpallur në kërkim Julian Meçaj, Plaurent Dervishaj që dyshohet se ndodhet në Dubai dhe Ramazan Rraja, i cili nuk ndodhej në shtëpi, në momentin kur u ushtrua kontroll.
Po ashtu në kërkim është edhe një person me inicialet A. SH. Emrat e këtyre personave, sipas burimeve nga SPAK kanë dalë nga një bashkëpunëtor i drejtësisë, i cili zbuloi se anëtarët e bandës së Durrësit siguruan kushte dhe mjete për atentatin ndaj ish prokurorit Ndoji.
Mbi 5 të arrestuarit dhe 4 të shpallurit në kërkim rëndojnë 5 akuza për vepra penale, ku më të rëndat janë ato të “tentative e vrasjes së funksionarëve publikë” dhe “vrasja në rrethana cilësuar” me pasojë vdekjen e Andi Maloku i cili ishte shoferi I ish-prkurorit Arjan Ndoj.
Nga operacioni i koduar “Komploti” pas aksionit të FNSH dh RENEA në 11 banesa në Tiranë, Durrë dhe Fushë Krujë janë gjetur, armë, jelekë antiplumb, dylbi, 5 automjete dhe dokumente që do i shpërbejnë hetimeve të mëtejshme të SPAK.
Më 1 nëntor të 2019, prokurori Arjan Ndoj, teksa po lëvizte në makinë me shoferin Andi Maloku dhe Rrumin e Shijakut, ndaj tyre u qëlluar me breshëri automatike, në një attentat të mirëmenduar pranë mbikalimit të Shkozetit. Në spital humbi jetën shoferi i prokurorit, Andi Maloku, i cili kishte marrë një plumb në gjoks. Nën akuzë për atentatin ndaj Ndojës janë Redjan Rraja dhe Ariol Halili.