Atalanta hedh pas krahëve ecurinë negative dhe mban gjallë shpresat për kualifikimin në Champions League në fund të sezonit. Bergamaskët fituan pastër 3-0 në transfertën delikate të kampionëve në fuqi të Serie A, Napolit. Triumf i vulosur që në pjesën e parë, duke arritur të gjejnë dy herë rrjetën. Mirançuk zhbllokoi shifrat, ndërsa për të dyfishuar mendoi Skamaka. Italiani ka shënuar 10 gola në 15 ndeshje si titullarë këtë sezon, për të qënë një nga dy lojtarëvt e vetëm në 5 kampionatet kryesore të Europës së bashku me Hoselu të Real Madrid.
Për të mbyllur llogaritë, ishte i zakonshmi në këtë sezon, Kopajners. Holandezi realizoi golin e 11-të, për të qënë ndër mesfushorët më rezultativ. Para tij gjendet vetëm Xhud Belingam me 16 gola. kapiteni i kombëtares, Berat Gjimshiti u preferua të hidhej në fushë nga stoli në minutën e 67-të. Pas kësaj fitoreje, Atalanta ngjitet në kuotën e 50 pikëve në vendin e 6-të, distancuar me 4 pikë nga Bolonja e zonës Champions. Ndërkaq, Napoli shton krizën pasi nuk fiton prej tre takimesh duke rrezikuar edhe pjesëmarrjen në Kupat e Europës.