Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 32-vjeçar pasi akuzohet për mashtrim.
Bëhet fjalë për personin e identifikuar me iniciale F.A., banues në Vlorë, i cili siç bëjnë me dije blutë, mashtronte qytetarët përmes “Booking”, platformë që shërben për rezervime të hoteleve, apo banesave me qera ditore/mujore.
Përmes platformës ai kishte arritur të futej në adresën e një hoteli në Tiranë dhe u dërgonte e-maile qytetarëve duke i mashtruar online për të përfituar para.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve kibernetike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Man in the middle”, njofton policia.