Apeli i Gjykatës së Posaçme (GJKKO) ka pranuar kërkesën e SPAK-ut për ish-deputetin Alqi Bllako.
Gjykata ka vendosur masë sigurie “arrest me burg “ për ish-deputetin edhe për inceneratorin e Elbasanit.
“Ndryshim e pikës 1 në lidhje me të hetuarin z. A.B. të vendimit nr. 81, datë 10.11.2022 të kolegjit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar duke caktuar masën shtrënguese të sigurimit personal të ‘Arrestit të burg'”, vëren njoftimi i GJKKO-s.
SPAK iu drejtua gjykatës me kërkesë për një masë sigurie ndaj Bllakos 2 javë më parë, por gjykata e refuzoi kërkesën e SPAK.
Por, SPAK e ankimoi këtë vendim, duke ju drejtuar Apelit të Posaçëm për miratimin e kësaj kërkesë dhe caktimin e ‘arrestit me burg’ ndaj Bllakos, për akuzën e korrupsionit.
Hetimet e SPAK për inceneratorin e Elbasanit kanë rënduar pozitat e ish deputetit Aqi Bllako, ku përveç akuzës së ‘shpërdorimit të detyrës’, kryer në bashkëpunim, Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj tij edhe akuzën e ‘korrupsionit’.
Më 9 nëntor, Gjykata e Posaçme e Apelit riktheu në qeli ish-deputetin e Partisë Socialiste të akuzuar për aferën e inceneratorëve.
Apeli i GJKKO-së ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtepie”, pas ankimit të bërë nga SPAK me akuzat për korrupsion me inceneratorin e Fierit.
Alqi Bllako dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dyshohet se kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit.