Një 63-vjeçar ka gjetur vdekjen, pasi u përfshi në një aksident rrugor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në aksin rrugor Milot-Rrubik. Viktima është identifikuar si Mark Lleshi.
Ky i fundit ishte duke lëvizur në këmbë, teksa 43-vjeçari Pjetër Nikolli e përplasi me automjetin e tij tip “Benz”, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale ndërsa grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.