Samiti BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet ditën e sotme, ka bërë që aeroporti ‘Nënë Tereza’ të dalë sërish me një njoftim të rëndësishëm për personat që kanë sot fluturime jashtë vendit. Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu me destinacion aeroportin e Rinasit, do kalojnë në aksin “Fushë Prezë-Rinas”. Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Durrësi, rrugëkalimi do bëhet nga aksi “Vorë- rruga e vjetër e Fushë Krujës”.
Për ata që vijnë nga juglindja, kalimi do jetë “Elbasan – rrethrrotullimi TEG- unaza lindore- Paskuqan -Kamëz- kryqëzimi i Valiasit. Ditën e djeshme, aeroporti doli me njoftim që udhëtarët duhet të jenë sot në aeroport 4 orë përpara fluturimit.