Tetë makina janë përplasur njëra me tjetrën ditën e sotme në autostradën Durrës-Tiranë. Në videot e publikuara në media, shihet se nga aksidenti janë krijuar radhë të gjata trafiku.
Shkaku i aksidentit masiv dyshohet shpejtësia tej normave dhe mos ruajtja e distancës nga drejtuesit e mjeteve si dhe lagështia në rrugë, ndërsa raportohet se ka persona të lënduar. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.