Adelina, ish-gruaja e Nazmiut, veç shtëpisë që kanë në bashkëpronësi e cila i ka sjellë përballë në “Shihemi në Gjyq”, ndajnë edhe humbjen e madhe të djalit të tyre 22 vjeç. Alesio Veseli vdiq Majin e shkuar në një aksident automobilistik në Itali, në autotradën Cassino-Formia si pasojë e përplasjes me një kamion. Kjo gjë që u pasua nga burgimi i Nazmiut dhe në atë gjendje që ishte, vëllai i tij, Kujtimi, i mori shtëpinë.
Por në “E diela shqiptare” në Tv Klan, Adelina tregon edhe një detaj tronditës të kryer nga nipi i Nazmiut, të lidhur pikërisht me këto para, një deklaratë tronditëse që pasohet nga një reagim i fortë i Eni Çobanit.
Adelina: Kanë marrë avokatin tim në telefon në Itali, ai maskarai dhe i ka thënë: po ato lekët e Alesios? Mua nuk më është tretur djali në dhe, që të shkosh ta hapësh sot është ashtu siç ka qenë, ai kërkon lekët e djalit tim që lekët e djalit tim nuk i kërkoj unë që jam nëna.
Eni Çobani: Edhe njëherë, sepse ky është një moment jo dramatik…zoti Kujtim, prandaj unë doja që me ju të flisja dhe unë prapë do t’ju pres të flasim. Po si mundet more zotëri, ti të marrësh avokatin italian dhe të kërkosh dëmshpërblimin e nipit tënd?
Adelina: E ka kërkuar djali i tij.
Eni Çobani: Po si mundet ore xhaxha? O xhaxhai i nipit 22 vjeç që është futur në dhe! Ore shqiptar, po si mundet të marrësh ti avokatin italian? Se deri që more shtëpinë e vëllait, se gjete një vëlla si Nazmiu, hajde po e justifikoj, por lekët e atij djali 22 vjeç si mundet t’i marrësh ti zotëri që i drejtohesh asaj “si ke qenë dhe e di si je bërë sot?” Lekët e djalit të kësaj zonje do marrësh ti?
Adelina: Të shohë atë të vetën ai që shkonte rrugën për të mbajtur ato me bukë!
Eni Çobani: Por kjo ka kaluar dhe kapërcen çdo gjë njerëzore!
Marrë nga tvklan.al