Një informacion anonim çoi në arrestimin e një 44-vjeçari shqiptar, trafikant i antikave në Vatondas në ishullin Evia. 44-vjeçari shqiptar, kishte ndërmend t’i shiste antikat një blerësi për afro 100 mijë euro, sipas “Kathimerini”.
Monedhat ishin pjesë e një “thesari” nga një varr i lashtë. Midis tyre ishte një tetradrahmë argjendi që përshkruante Aleksandrin e Madh dhe Zeusin me vlerë 5000 euro. Monedhat datojnë midis viteve 320 dhe 280 para Krishtit, me origjinë nga i njëjti vend arkeologjik.
Pas një hetimi, oficerët gjetën më shumë antika të fshehura në një ambient të improvizuar në Nea Artaki.