Një shofer është përplasur me makinën e tij me një turmë njerëzish në një qytet polak, duke lënë të plagosur 19 persona. Personat e plagosur po prisnin në një stacion tramvaji në një qytet në veri të Polonisë.
Mediat vendase raportojnë se mes të plagosurve ndodhen edhe 6 fëmijë. Shoferi është arrestuar pas disa orësh teksa tentonte të largohej. Autoritet e policisë thonë se nga testet paraprake rezulton se shoferi nuk ishte nën ndikimin e alkoolit ose drogës.
Mediat polake thonë se i dyshuari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe se po merrte trajtim mjekësor.