Ylli i “Riverdale”, Lili Reinhart, është diagnostikuar me alopeci. Këtë e ka bërë të ditur vets Reinhart përmes një videoje të postuar në Tik Tok.
Sëmundja i është shfaqur pas një periudhe të vështirë në të cilën Reinhart ka luftuar me depresionin.
Alopecia ndodh kur sistemi imunitar nis të sulmojë folikulat e qimeve dhe shkakton rënien e tyre. Kjo prek fytyrën dhe flokët, por mund të ndodhë në çdo pjesë të trupit ose në të tërin.
“Jam shtyrë përtej kufijve që duhet të përballojë një njeri”. Aktorja shkroi dhe “Terapia me rreze të kuqe është shoqja ime e re e ngushtë”.