Shërbimi i internetit dhe komunikimi u ndërprenë sërish në Gaza.
Lajmi është konfirmuar nga dy kompani të internetit, në një kohë që Izraeli vazhdon bombardimet dhe operacionet e zgjeruara tokësore.
Në një deklaratë të mërkurën në X, dikur Twitter, Palestine Telecommunications (Paltel) tha se kishte “një ndërprerje të plotë të të gjitha komunikimeve dhe shërbimeve të internetit me Rripin e Gazës, për shkak të ndërprerjes së rrugëve ndërkombëtare që ishin rilidhur më parë”.