Me ndryshimin e stinëve, edhe organizmi ynë e ka vështirë të mësohet me rutinën e re. Një ndër problemet kryesore është zgjimi në mëngjs.
Ndryshimi i stinëve bën që ta kemi të vështirë të çohemi në mëngjes. Ekspertët shpjegojnë se moti dhe humori ndryshojnë me shpesh se zakonisht. Megjithatë, ka një zgjidhje se si të fitoni energjinë dhe ta keni më të lehtë të çoheni nga krevati.
Së pari, duhet të keni një dietë të mirë ushqimi. Ushqyerja e mirë është e rëndësishme për të pasur një mëngjes të mbarë. Së dyti, iu duhet më shumë aktivitet fizik.
Dhe e fundit sipas ekspertëve, nëse flini më pak se 6 orë apo nëse flini më shumë se 9 orë, sistemi imunitar dobësohet, metabolizmi ngadalësohet dhe gjendja mendore përkeqësohet.