Matthijs de Ligt nuk është i kënaqur për pozitat që trajneri Thomas Tuchel i ka dhënë në fushën e lojës në ndeshjen kundër Bayer Leverkusen.
De Ligt ka shpërthyer kundër drejtuesve pasi nuk ka luajtur për 4 ndeshje me bavarezët dhe tashmë sfida përballë Manchester United është afër.
“Çfarë mund t’ju them? Nuk kam luajtur shumë në katër ndeshjet e fundit, është e tmerrshme dhe sigurisht nuk është e këndshme sepse dua të luaj gjithmonë. Trajneri duhet të më shpjegojë arsyet”, ka thënë de Ligt.
Gjërat me bavarezët nuk kanë shkuar edhe aq mirë, pasi në fushë po hasin mjaft pengesa. Edhe pas nënshkrimit të Harry Kane duket se ende ka një ngërç që po i pengon kampionët e Gjermanisë të triumfojnë lirisht.