Digjen dhjetëra hektarë pyje e kullota në Bulqizë. Flakët që filluan pranë fshatit Koçaj, në malin e quajtur “Livadhet e Karajt”, u përhapën me shpejtësi duke u ndihmuar edhe nga era e fortë.
Për shkak të terrenit të vështirë, zjarrfikësit kane hasur vështirësi në izolimin e flakëve, autoritet lokale kanë kërkuar ndërhyrjen nga ajri. Vatra dyshohet se është shkaktuar qëllimisht dhe policia është duke punuar për kapjen e zjarrvënësit.