Ylli i futbollit brazilian, Ronaldo Luis Nazario de Lima përjetoi një nga ditët më të rëndësishme të jetës së tij. Fenomeni u pagëzua në kishën e At Fabio de Melo, në Sao Paulo në moshën 46-vjeçare. Ai shkroi në rrjetet sociale se ka përjetuar një ditë shumë të veçantë në pagëzimin e tij.
Braziliani tregoi se besimi i krishterë ka qenë gjithmonë një pjesë themelore e jetës së tij që kur ishte fëmijë, pavarësisht se nuk ishte pagëzuar. Tani ai ndihet i rigjeneruar si fëmijë i Zotit, në një mënyrë të re, më të ndërgjegjshme, më të thellë”.
Braziliani nuk është larguar nga bota e futbollit. ai është president i klubit spanjoll të Valladolid që luan në Segunda Division dhe klubit brazilian të Cruzeiros, që aktivizohet në Serie A në vend.
Gjatë karrierës së tij, Ronaldo ka arritur suksese të mëdha në fushë. Përveçse është shpallur kampion bote me Brazilin, ai ka fituar dy herë “Topin e Artë”, e gjithashtu kampionatet në La Liga e Serie A.