Fernando Santos është shkarkuar nga posti i trajnerit të Polonisë. Shkarkimi vjen disa ditë pasi Polonia u mund në “Air Albania” nga Shqipëria me rezultatin 2-0.
Santos udhëhoqi Cristiano Ronaldon drejt lavdisë së Euro 2016 dhe Ligës së Kombeve 2019 gjatë një mbretërimi epik prej 109 ndeshjesh.
Megjithatë, raporti mes të dyve hasi një ngërç gjatë Kupës së Botës në Katar. E gjitha filloi kur Portugalia humbi ndeshjen e saj të fundit në grup ndaj Koresë së Jugut, me Ronaldon i cili u la në stol nga Santos.