Në muajin tetor do të nisë edicioni i dytë i reality show, Big Brother VIP Kosova 2. Prezantuesi i këtij spektakli, Alaudin Hamiti ka dhënë përgjigje për fansat e këtij formati.
Ndër pyetjet më të shpeshta që i është bërë është nëse do ta ketë edhe këtë vit Jonidën në krah, gjë të cilën ai e konfirmoi. Një ndër ta nuk ka hezituar ta pyesë lidhur me çmimin e madh që do të ketë fitues.