Studentët rusë e filluan ditën e parë të vitit të ri shkollor me fjalë inkurajimi nga presidenti Vladimir Putin dhe një libër i rishikuar i historisë që kritikët thonë se ka për qëllim “të nxisë zemërimin ndaj ukrainasve”.
Duke folur përmes një video-lidhje me studentët më 1 shtator, Putin renditi një sërë arritjesh që ai pretendonte se qeveria kishte arritur, duke thënë se vendi po jepte një shembull në krijimin e kushteve për arsimimin e brezit të ri.
Por ai nuk përmendi tekstin e ri shkollor për nxënësit e shkollave të mesme që, ndër të tjera, justifikon pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia.
Teksti i rishikuar i historisë do të përdoret për nxënësit në klasën e 11-të, viti i fundit i shkollës së mesme.
Libri ështē plot me “klishe të propagandës zyrtare ruse” dhe përpiqet të justifikojë veprimet e Rusisë, duke përfshirë aneksimin e saj të paligjshëm të Krimesë në 2014 dhe pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022.