Nga Edmond Hasani
Festivali ndërkombëtar i filmit në Kanë u hap për herë të parë zyrtarisht më 1946. Me kineaste të famshëm nga e gjithë bota nga perëndimi dhe lindja festivali rezultoi bum kinematografik jo vetëm kulturor e argëtues por dhe financiar e turistik.
Festivali u hap me filmin dokumentar sovjetik Berlini që tregonte fitoren mbi nazizmin më 1945! Por suksesin më të madh e pati regjisori Alfred Hitchcock me filmin Notorius me aktoren e madhe Ingrid Bergman, regjisori Roberto Roselini me filmin Roma qytet i hapur, regjisori Rene Klement me filmin Beteja e Shinave etj.
Më 1938 ky festival ishte zhvilluar po aty në Kanë jo zyrtarisht për nder të shpikësit të filmit Luis Lumiere i cili asistoi në festival. Ndërkohë morën rrugë disa festivale që sot janë të njohur si festivali i parë i kinemasë në histori ai i Venecias më 1932, i Brukselit më 1933,i Lokarnos, i Karlovy Varit, i Berlinit, i Moskës, i San Sebastianit, etj.