Pep Guardiola ka shtuar një tjetër çmimin në listë, pasi UEFA e kurorëzoi si “Trajneri i Vitit”. Guardiola ishte në garë me trajnerët italianë Simone Inzaghi të Interit dhe Luciano Spalletti, të cilët fituan Serinë A me Napolin.
Trajneri i Manchester City-t nuk mori pjesë në ceremoninë e Forumit Grimaldi të Monakos sepse po rikuperohet nga operacioni. Çmimi iu dha nga Carlo Ancelotti, i cili e fitoi vitin e kaluar në Stamboll.
Me këtë titull, Guardiola e çoi numrin e çmimeve të fituara në karrierë në 36, që përfshin 14 të cilat i fitoi gjatë kohës së tij me Barcelonën.