Mbërritja e një numri të madh udhëtarësh është regjistruar këtë të diel në Portin e Durrësit, teksa muaji gusht është vetëm në fillim të tij dhe në këtë nëmyrë, sezoni turistik në pikun e ngarkesës.
Në bazë të parashikimit të motit, temperaturat në vend u do të kalonin 41 gradë Celcius.
“Shqipëria gjatë paradites paraqitet në dominimin e kthjellimeve, por herë pas here do të ketë kalime të pakta të vranësirave në zonat malore. Në pjesën e dytë të ditës vranësirat të bëhen më të dukshme në vend, ku në zonat malore Verilindore dhe Juglindore do të mund të sjellin momente të pakta me pika shiu. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 41°C”, parashikoi MeteoAlb.
Sipas raportimeve nga terreni, vetëm në hyrje regjistrohen 5,913 pasagjerë, ndërsa sa i përket mjeteve, janë regjistruar 1,332 të tilla pa përfshirë kamionët.
Në këtë port kanë mbërritur deri tani katër tragete, tre nga Bari dhe një nga Ankona, ndërsa deri në mbrëmje pritet të mbërrijnë edhe dy të tjerë.