Tedi Cara kualifikon Partizanin në turin e tretë të Conference League. Sulmuesi shënoi dopietë golash në fitoren 3-0 përballë Atletik d’Escaldes dhe asistoi tek goli i sigurisë për Rrapaj, për të kaluar kampionët e Shqipërisë në raundin e radhës të këtij kompeticionit.
Partizani kalon më tej me shifrat e përgjithshme 4-0, pasi edhe takimin e parë e kishte fituar me shifrat 1-0. Në turin e tretë të Conference League, Partizani do të sfidojë Valmjera.
Letonezët nuk hasën aspak vështirësi përballë kundërshtarit nga San Marino, Tre Pene, duke triumfuar edhe në takimin e kthimit me shifrat e thella 7-0. Valmiera kalon më tej me rezultatin e përgjithshëm 10-0. Përballjet do luhen më 10 dhe 17 Gusht.