Vera e këtij viti mund të konsiderohet historike për Villarealin. Nëndetësja e Verdhë është klubi i pestë në botë që ka fituar më shumë para nga shitja e lojtarëve, duke tejkaluar shifrën e 100 milionë eurove.
Një shumë që vetëm një klub spanjoll e kishte arritur në një merkato vere, pikërisht Barcelona në vitin 2020. Me pesë shitjet që ka mbyllur në këtë merkato, Villareal ka grumbulluar plot 106.5 milionë euro, shtuar këtu 4.2 milionë të mbërritura nga huazimi Danjuma Arnaut te Evertoni për ta dërguar në 110.7 milionë euro.
Rekordi sërish mbahet nga katalanasit, pasi tre vite më parë grumbulluan 154.4 milionë euro nga shitjet e lojtarëve. Kryesimi i skuadrave që kanë gjeneruar më shumë në këtë merkato vere mbahet nga londinezët e Chelsea. Blutë kanë fituar deri më tani 253.9 milionë euro nga shitjet e lojtarëve, ku peshën më të madhe e luan Kai Havertz, Mount dhe Kovacic, me rreth 170 milionë euro.
Lëvizje deri diku të gabuara pasi forcon tre rivalë kryesorë në Premier League. Londinezët kanë depozituar të ardhura të rëndësishme te Lajpzig, që ka 150.7 milionë euro xhiro nga largimi i lojtarëve, ndjekur më pas nga West Ham dhe Sportingu i Lisbonës. Pas Villareal gjendet Dortmund me 108 milionë euro, aq sa Interi.