Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka firmosur udhëzimin e ri, që detyron shkollat e mesme dhe shkollat e orientuara të ulin numrin e nxënësve në klasa me qëllim përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies në të gjitha shkollat e vendit.
Gjithashtu parashikohet që një shkollë e mesme, do të ketë 3 nëndrejtorë kur numri i nxënësve është mbi 800, ndryshe nga viti e shkuar që norma ishte mbi 900.