Përfaqësuesi i LSI-së Shaban Sulçe ka bërë një analizë të asaj që po ndodh me çmimin e karburantit në vend, i ndikuar edhe nga rënia pikiatë që nafta ka pësuar në bursë, por që nuk ka prekur ende vendimet e Bordit të Transparencës.
Sulçe nxjerr në pah një paradoks me vendimet që Bordi merr, pasi reagon brenda 24 orësh kur në bursë rritet çmimi i hidrokarbureve, ndërsa “fshihet” gjatë kur tregu ndërkombëtar tronditet nga rënia e vlerës së tyre.
Duke theksuar se Bordi i Transparencës vendosi të ulte çmimin “qesharakisht në vetëm 1 lekë”, Sulçe refuzon të pranojë argumentet që përfaqësuesi i shoqatës së Hidrokarbureve dha në favor të vendimit të fundit duke i cilësuar dredhitë.
Postimi i Sulçes:
Cpo ndodh me cmimin e naftes ne Shqiperi!
Çmimi i naftës ne tregjet nderkombetare ka pësuar një ulje shume te madhe, duke u rikthyer ne nivelet para luftes ne Ukraine.
Kjo ne fakt ndodhi per nje arsye madhore, cmimi i larte i naftes po ulte kerkesen dhe qeverite negociuan me kompanite e medha per te rishikuar cmimet, ne menyre qe ti shmangeshin recensionit!
Ulja e çmimit te naftës entuziazmoi dhe presidentin Biden, i cili reagoi publikisht per kete, nderkohe qe ishte vazhdimisht ne shenjester te akuzave dhe pakenaqesise se popullit amerikan!
Situata ne Shqipëri!
Pavarësisht uljes botërore te cmimit, ne Shqiperi bordi i transparences ndoqi serish variantin e anashkalimit te ketij fakti. Ndërkohe eshte e çuditshme se sa shpejt bordi reagon kur çmimi i naftes ne burse peson rritje!
Mediat, ekspertet, shoqeria civile dhe opozita filluan te reagonin ndaj ketij mosreagimi te bordit, i cili sot vendosi ne menyren me qesharake te mundshme.
Bordi behet Meme
Si fillim, dje ne disa portale u shpernda intervista e perfaqesuesit te shoqates se hidrokarbureve!
Ai permendte tre “argumenta”, sipas te cilit cmimi i naftes ne Shqiperi nuk do ulej, pavaresisht se cmimi ishte ulur ne burse!
Se dyti, Bordi i Transprences vendosi te ulte cmimin qesharakisht ne vetem 1 leke.
Se treti, ne njoftimin per shtyp per
Lajmin e madh te uljes se cmimit me 1 leke, bordi bashkangjtur permendte te njejtat argumenta qe permendte perfaqesuesi i shoqates se Hidrokarbureve.
Dredhite nuk jane argumenta!
Perfaqesuesi i shoqates se Hidrokarbureve theksonte i bezdisur qe ata qe reagonin me shqetesim per cmimin e naftes, nuk duhet ti referoheshin treguesit Brent, pra te naftes se perpunuar, por treguesit Platzz, ose sic njihet ndryshe London Gas Oil ne burse, i cili percakton cmimin e naftes se perpunuar nga Rafinerite.
Tani te ndalemi ketu: Ne maj te ketij viti, cmimi ne burse ne London Gas Oil ishte 1006, cmimi i naftes ne Shqiperi 220 leke.
Sot cmimi ne London Gas Oil eshte 957 dhe cmimi eshte po aq 220 leke sa ne Maj te 2020.
Se dyti argumenti i perdorur nga aleanca bord-shoqate hidrokarburesh eshte cmimi i dollarit, meqe nafta blihet ne burse me dollare.
“Eshte rritur dollari thone, prandaj e blejme naften me shtrenjte se para luftes”! Po mire mo zoterinj, shikojeni se e keni ne Banken e Shqiperise, vlera e dollarit ne muajin shkurt-mars 2022 eshte po aq, madje me ulet se sa vlera e konvertimit sot ne leke.
Se treti, kemi ndryshuar kompani furnizimi thone, dhe na eshte rritur primi. Kaq te paafte i paskemi tregetaret e naftes ne?! Vetem ketyre u ndodh ky problem?! A nuk mund te furnizohemi ne, ne te njejten kompani si Maqedonia, apo Mali i Zi apo Kosova, te cilat pervecese cmimin e naftes e kane me te lire, e ulin ate me shpejt dhe me konsiderueshem kur cmimi ulet ne burse?!!
Bordi, e ardhmja eshte e zymte!
Per te kuptuar nevojen emergjente dhe madhore qe dicka duhet bere, dhe patjeter duhet bere, po ju permend nje fakt, qe ne shqiperi te rikthehet cmimi i naftes 170 leke per liter, ne bursen London Gas Oil nafta duhet te shitet falas. Falas! Sepse pervecse takses 130 leke ne cmim, ne tashme duhet te perballojme dhe dredhi te tjera si, jo po kursi i dollarit, jo po primi, jo po transporti e bla bla.
Bordi i Transparences vetem i tille nuk eshte. Vendimet e tij nuk i sherbejne aspak konsumatorit, por po e shtyjne ekonomine drejt krizes, renies se konsumit dhe recensionit.