Arjan Tase sot në gjykatë ku doli për vlerësimin e masës së sigurisë u ka shprehur ngushëllimet e tij familjarëve të vogëlushes 7-vjeçare Jonada Avdia. Mësohet se Tase ka kërkuar edhe falje ndaj Policisë së Shtetit për veprimin e tij që solli vdekjen e të miturës. Ish-shefi i policisë nuk e ka kundërshtuar vendimin e marrë sot nga gjykata dhe akuzën ndaj tij.
Gjykata e Vlorës ka lënë në burg Tasen i cili i mori jetën me skaf ne breg të detit një vogëlusheje 7-vjeçare. Prokuroria e Vlorës ka hedhur poshtë akuzën e ngritur nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore ndaj ish-efektivit Arian Tase. Hetuesit nuk kanë pranuar akuzën e vrasjes nga pakujdesia, por kanë kërkuar vrasje me dashje indirekte.
Vrasja e kryer me dashje dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet, sipas Nenit 76 në Kodin Penal. I akuzuar për vrasje nga pakujdesia Tase rrezikonte nga gjobë deri në 5 vite burg me akuzën e AMP, ndërsa me akuzën e re ai rrezikon 10 deri në 20 vite.