Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rinumëruar sot votat për kryetarin e bashkisë së Rrogozhinës. Në përfundim të procesit, u konfirmua fitorja e Edison Memollës i cili ka numrin më të madh të votave krahasuar me kandidatin përballë tij, Shkëlqim Hoxha.
Memolla i PS ka 5129 vota ndërsa Shkëlqim Hoxha i ‘Bashkë Fitojmë’ ka 5108 vota, pra diferenca është vetëm 28 vota.
Vendimi për rinumërimin e kutive erdhi me kërkesë të Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, të cilët kanë pretenduar për pasaktësi në procesin zgjedhor.
Ndërkohë nesër në orën 13:30 do të hapen kutitë për Belshin.