Në një kohë që kanabisi është ligjëruar në një numër në rritje vendesh në mbarë botën, Singapori mban në fuqi disa nga ligjet më të ashpra kundër trafikut të lëndëve narkotike dukë dhënë ndëshkime maksimale për shkelësit. I tillë ishte edhe dënimi me vdekje i një burri i cili po trafikonte 2.2 paundë kanabis.
Viktimë e këtij fati tragjik është Tangaraju Suppiah, një singaporian 46-vjeçar, i cili u vra në burgun Chang.
Kjo ka nxitur një sërë reagimet duke ngritur alarmin për respektimin e të drejtave të njeriut. E ndërsa në botë trafiku i drogës po bëhet me tonelata e askush nuk po mban përgjegjësi, një dënim i tillë konsiderohet në shkelje të çdo të drejte.