Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 07:10 në Vaun e Dejës, ku është hedhur në erë mjeti tip ‘Audi’ i kreut të Partisë Demokratike, Bernard Ndreca. Sipas njoftimit të policisë rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që Bernard Ndreca ka hipur në automjet.
Sipas informacioneve paraprake, nga shpërthimi i lëndës plasëse në automjetin e Bernard Ndrecës nuk raportohet për të lënduar por vetëm dëme materiale.