Edhe pse ishte ndër personazhet e fundit që i ishte bashkuar shtëpisë së “Big Brother VIP”, Ermiona Lekbello u kthye shpejt në një konkurrente të fortë dhe ndër më të pëlqyerat e publikut. Por nëpërmjet një zarfi të zi, Ermiona u përjashtua nga BBV me arsye se ka shkaktuar dhunë verbale.
“Njerëzit e vërtetë nuk i duam! O Jona, o bish, o je ti feministe o s’ka njeri në këtë shoqëri sepse të njoh mirë. Ti kurrë nuk ke bërë kompromise me të padrejtën! Fitove zemrat e shumë njerëzve dhe kjo është fitore! Të dua”, ka shkruar Alberija.