Një ndër debatet e natës së kaluar në Primet e Big Brother Vip Albania 2, ishte edhe pyetja anonime që njëri nga banorët i ka kishte bërë Kristit.
Ishte Luizi ai i cili ka sqaruar se cilat kanë qenë pyetjet e tij dhe ka kërkuar që të dijë se kush ja ka bërë pyetjen Kristit, pasi atë ditë Olta dhe Kristi kishin akuzuar pikërisht shkodranin.
Pyetja kishte të bënte nëse Kristi kishte ndjenja për Oltën. Teksa po diskutohej, ka qenë produksioni ai që gjatë gjithë kohës ka mbajtur në plan të madh Amosin, duke zbuluar kështu edhe autorin e pyetjes. Nuk dihet arsyeja përse e ka bërë këtë pyetje Amosi dhe cili ka qenë qëllimi i tij.