Një tjetër vendim drastik është marrë nga talebanët ditën e sotme. Ato kanë vendosur që të ndalojnë gratë të shkojnë në universitete në Afganistan. Ky vendim, ka shkaktuar reagimin e ndërkombëtarëve të cilët e kanë dënuar ashpër këtë lëvizje të talebanëve.
Vendimi kufizon arsimimin e grave dhe vajzave që tanimë janë përjashtuar edhe nga shkollat e mesme që kur talebanët u kthyen vitin e kaluar ne pushtet.
Raportuesi Special i OKB-së për Afganistanin është shprehur se ky vendim shkel hapur të drejtën për arsimin të barabartë dhe se ky vendim i përjashton gratë afgane nga shoqëria. Ndërkohë, në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe Sekretari i Shtetit, Antony Blinken:
“Talebanët nuk mund të presin që të jenë një anëtar legjitim i komunitetit ndërkombëtar derisa të respektojnë të drejtat e të gjithëve në Afganistan”.
Ky nuk është i vetmi vendim pasi talebanët kanë ndërmarrë pasi në nëntor ata ndaluan që gratë të shkonin në parqe dhe palestrat në kryeqytet.