Një sherr brutal është regjistruar pasditen e djeshme ku gjashtë shqiptarë janë zënë me njëri-tjetrin në një lokal në rrugën ‘Jori nv Certosa’ të shtetit fqinj.
Sipas mediave vendase, raporton joq, 4 shqiptarë kanë zbritur nga një makinë dhe kanë sulmuar dy bashkatdhetarët e tyre me kaçavida duke shkaktuar disa lëndime dhe plagosur rëndë njërin prej tyre.
E gjithë ngjarja thuhet se ka ndodhur pasi këtyre të fundit i ishte ndaluar hyrja në një lokal nate dhe e gjitha erdhi në shenjë hakmarrje.
Përleshja ka përfunduar me mbërritjen e policisë dhe një të plagosur me kod të kuq, i cili është nisur me urgjencë në spitalin e Villa Scassi.